Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today14/11/2025
Mbreti Charles e kremtoi 77-vjetorin e lindjes me një vizitë zyrtare në Uellsin jugor, pavarësisht reshjeve të dendura dhe erërave të forta të stuhisë Claudia.
I shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, ai vizitoi kështjellën Cyfarthfa në Merthyr Tydfil, ku u takua me figura të njohura të artit dhe kulturës, përfshirë aktoren Ruth Jones dhe influencuesin Lewis Leigh.
Gjatë pritjes, Mbreti preu tortën e ditëlindjes të përgatitur në formën e kështjellës 200-vjeçare dhe përshëndeti qytetarët që pritnin nën çadra. Më herët, Buckingham Palace publikoi një foto të re të tij nga Sandringham.
Charles hapi gjithashtu zyrtarisht Depoon e Metrosë së Uellsit të Jugut në Taff’s Well, ndërsa Camilla dëgjoi nxënës të shkollës fillore duke lexuar poezi.
Vizita vjen teksa monarku vijon trajtimin ndaj kancerit dhe në një periudhë të trazuar për familjen mbretërore, pas heqjes së titujve princit Andrew mbi lidhjet me financierin pedofil Jeffrey Epstein.
Pavarësisht sfidave, Mbreti ka ruajtur një axhendë të ngarkuar, që këtë vjeshtë ka përfshirë edhe vizitën shtetërore të Presidentit amerikan Donald Trump.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)