Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Lojërat Olimpike Dimërore ucn mbyllën me një ceremoni madhështore në stadiumin Bird’s Nest në Pekin.
“Ju keni treguar forcën e shpirtit olimpik, keni respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, keni kapërcyer të gjitha ndarjet dhe keni treguar se ne jemi të gjithë të barabartë në këtë komunitet. Fuqia bashkuese e shpirtit olimpik është më e fortë se forcat që përpiqen të na përçajnë. Liderët do të frymëzohen nga mesazhi juaj i solidaritetit dhe paqes”, tha Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach.
Flamuri i Lojërave u mor nga kryebashkiakët e Milanos dhe Cortina D’Ampezzo, të cilët janë organizatorë të Lojërave në vitin 2026.
Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore me Denni Xhepën, skiatorin 18 vjeçar. Kosova pati 2 sportistë ndërsa Maqedonia e Veriut 3 skiatorë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)