Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/10/2023
Edicioni i 18-të i Festivalit “Takimi i kërcimit shqiptar” pushtoi skenën artistike të Gjirokastrës me një shfaqje koreografike moderne. “Tirana me ritëm” titullohej spektakli koreografik që kishte si autor artistin italian Xhulio de Leo, i cili u shpreh se performimi në Gjirokastër i ngjalli emocione të jashtëzakonshme.
“Jam shumë i kënaqur që të jem këtu në Gjirokastër sepse Gjirokastra është një qytet i rëndësishëm kulturor, pasuri e UNESCO dhe këtë mbrëmje patëm një publik të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe të kujdesshëm, i aftë për të përjetuar atë që ishte shpirti i shfaqjes. Uroj që të rikthehem sërish për të sjellë një tjetër shfaqje dhe pse jo duke bashkëpunuar me institucionet lokale për një bashkëpunim të ri ose shkëmbime kulturore mes dy vendeve tona”-ai.
Festivali “Albania dance meeting” u realizua në Javën Botërore të Kulturës Italiane, si pjesë e një sërë aktivitetesh kulturore që artistët nga Italia kanë organizuar në qytetin e Gjirokastrës.
Qytetarë dhe turistë të shumtë në Gjirokastër ndoqën me interes performancën e trupës së baletit në skenë, të cilët ndërthurën baletin bashkëkohor me motive folklorike. Ky aktivitet u organizua falë bashkëpunimit të Mistrisë së Kulturës, Bashkisë Gjirokastër dhe Institutit Italian të Kulturës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)