play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Matja e audiencës, dakordësi për strukturën. Në përbërje Tv kombëtare, lokale dhe kompani marketingu

today31/01/2024

Background
share close

Shqipëria është ndër të paktat vende jo vetëm në Europë por dhe në rajon që ende nuk ka një matje reale të audiencës për mediat audiovizive.

Kjo jo vetëm është rekomandim në progres-raportin e vitit të shkuar, por dhe vjen si një nevojë e vetë tregut mediatik dhe atij të marketingut. Për ta shtyrë përpara këtë proces, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka thirrur tryezën e dytë me përfaqësuesit e këtyre industrive.

Kryetarja Armela Krasniqi bëri të qartë se AMA nuk do të jetë aktore në këtë proces, por thjesht nxitëse për finalizimin e tij.

“Të jemi në krahun tuaj për ta realizuar ju këtë proces”, tha Krasniqi.

Pasi ranë dakort në mbledhjen e mëparshme për ngritjen e një mekanizimi që do të ndërmarrë procedurat e nevojshme që do të çojnë në kontraktimin e një kompanie ndërkombëtare për matjen e audiencës, takim i sotëm solli dhe rezultate konkrete.

Me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tv Klan, Aleksandër Frangaj, u ra dakord që formula për përgatitjen e kësaj strukture që do të quhet Komitet i Përbashkët i Industrisë, të jetë e tillë që të përfaqësohen jo vetëm televizionet kombëtare, televizionet rajonale si dhe kompanitë e reklamave.

“Propozoj që të jenë 9 anëtarë së paku. Televizionet lokale të kenë 2 ose 3 vende, si dhe agjencitë e marketingut”, u shpreh Drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Por ndërsa televizionet kombëtare dhe televizioni publik, edhe në modelet e strukturave të ngjashme europiane janë pjesë automatikisht e strukturës, përfaqësimi i televizioneve rajonale që janë dhe më të shumtë në numër, solli debate për mënyrën se si do të përzgjidhen në Komitet.

Ajo për të cilën të gjithë drejtuesit e mediave ranë dakord, ishte se i gjithë procesi duhet ndërtuar mbi bazën e besimit.

Në rast se do të kemi vullnetin e mirë për ta bërë dhe në rast se do të kemi besim te njëri-tjetri që ky organizëm nuk do të jetë as i Klanit, as i Topit, as i tjetrit, ai rezultat që është ai do të dalë së i saktë dhe i pakundërshtueshëm”, tha Drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

“Ka shumë rëndësi pasi ndihmon në ruatjen e paanshmërisë dhe të besueshmërisë së procesit të matjes së audiencës”, u shpreh drejtori i RTSH, Alfred Peza.

Matja reale e audiencës për mediat audioviziove është një kërkesë e nevojshme për konkurrencën mes televizioneve që në këtë mënyrë kuptojnë më mirë performancën përmes vëmendjes që i kushton publiku programacionit të tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *