play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“ManInTown.com”: Zbuloni Sarandën gjatë këtyre pushimeve

today31/05/2024

Background
share close

Fama e qytetit të Sarandës vazhdon të rritet. Ky qytet është në krye të listës së udhëtimeve të turistëve italianë që duan të shkojnë me pushime në plazh.

Parku arkeologjik i Butrintit

Media italiane ManInTown.com ndan pesë eksperiencat që nuk duhen humbur gjatë pushimeve në këtë qytet. Një nga ndalesat e para që udhëtarët duhet përfshijnë në itinerarin e tyre është Kalaja e Lëkurësisë.

Kalaja është e vendosur në majë të një kodre, nga e cila turistët mund të shijojnë pamjen vërtet magjepsëse të detit dhe peisazhit përreth.Udhëtarët duhet të provojnë plazhet e Sarandës.

Sarandë, Shqipëri

Plazhet më të bukura në këtë zonë ndodhen në shtrirjen që lidh Sarandën me Ksamilin. Udhëtarët mund të vizitojnë Plazhin e Manastirit, Plazhin e Pulëbardhës dhe Plazhin e Ksamilit. Rekomandohet që turistët të vizitojnë Manastirin e Shenjtorëve i cili gjendet rreth 10 minuta larg me makinë nga qendra e Sarandës.

Sa i përket vendeve historike është një tjetër pikë që rekomandohet dhe bëhet fjalë pikërisht për Parkun Arkeologjik të Butrintit i cili është pjesë e listës së Unesco-s.

Saranda është një pikënisje e shkëlqyer për të vizituar mrekullitë e tjera që e rrethojnë, qoftë edhe në pak orë. Udhëtarët mund t’i kushtoni një ditë ishullit të Korfuzit, duke pasur parasysh afërsinë e tij me qytetin.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *