Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/10/2022
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije lajmin e mirë për mbërritjen së shpejti të vaksinës për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës.
“Në përgatitjet e fundit të Kalendarit kombëtar të vaksinimit, i shtohet dhe vaksina kundër HPV (Human Papilloma Virusit) për vajzat, për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës”- shkruajti Manastirliu.
Në kuadër të Programit të parandalimit të Kancerit të Qafës së mitrës, Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku, Drejtoren e ISHP Eugena Tomini dhe shefen e departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino kanë dhënë lajmin e mirë për futjen së shpejti në kalendarin e vaksinimit të vaksinës HPV.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)