play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Makinat e braktisura do të zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e lirë ekonomike, mund të kemi 5-7 mijë të punësuar

today30/05/2024

Background
share close

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohen projektvendime me karakter social, tha se zona e lirë ekonomike e Tiranës është një projekt që ka filluar, tashmë e kemi marrë licencën nga Qeveria, kemi bërë investimin në fazën e parë, ka filluar përgatitja e të gjitha lotëve, kemi nisur fushatën e promovimeve.

Veliaj tha se kemi një interesim me kompani gjermane, izraelite, japoneze, duke shtuar se interesimi është bërë me listë pritjeje.

“Bëhet fjalë jo për kapanone ku do të punohet në fasoneri, por për teknologji të reja, pra gjëra që janë punët e së ardhmes me rroga shumë të mira”, tha Veliaj.

Ai tha se po punohet lidhur me infrastrukturën rrugore në mënyrë që krahu i punës të mos kufizohet nga mungesa e infrastrukturës.

 

“Për të realizuar këto punë ne duhet të krijojmë një kompani, një sh.a, që do të ndjekë të gjithë këto procese, që lidhen me zonën e lirë ekonomike”, tha Veliaj.

 

Ai u shpreh se te zona e lirë ekonomike, referuar rasteve që kemi parë edhe në Shkup, edhe Tetovë edhe në Athinë, gjykoj se kemi zonën më të mirë, përsa i takon pozitës gjeografike, duke pasur parasysh edhe bumin që ka pasur aeroporti “Nënë Tereza”, ndaj mund të kemi 5 deri në 7 mijë punësime.

Në vijim, Kryebashkiaku i Tiranës, tha se në njësinë administrative në Farkë kemi një terren që na vjen nga Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore.

Ai u ndal në problemin që krijohet me makinat e aksidentuara, apo bllokuara,  që parkoheshin në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pranë Marubit, nga policia rrugore, apo për makinat e braktisura që i gjejmë të parkuara në rrugë të ndryshme të Tiranës.

“Këto makina ne mund ti zhvendosim pikërisht në terrenin në Farkë, duke pastruar kështu nga të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës, nga makinat e braktisura. Janë qindra raste të tilla, ndoshta janë automjete që nuk kanë asnjë vlerë, as për pronarin që ti çojë te Kurumi në Elbasan”, tha Veliaj.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *