play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori! Europa në ankth prej thatësirës

today11/06/2025

Background
share close

Europa veriperëndimore ka kaluar një pranverë shumë të thatë dhe për herë të dytë ka regjistruar  majin më të ngrohtë në rang global, sipas Shërbimit Copernicus të Ndryshimit Klimatik (C3S).

Vendet europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar janë goditur nga thatësira në muajt e fundit dhe frikësohen për mungesën e ujit nëse nuk bie një sasi e konsiderueshme shiu, ndërsa fermerët kanë shprehur se të mbjellat nuk kanë rezultat, raporton The Guardian.

Carlo Buontempo, drejtues në C3S, tha: “Maji i 2025-ës thyen një vazhdimësi të gjatë e të  paprecedentë muajsh mbi 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale. Edhe pse kjo mund të jetë  një çlirim i lehtë për planetin, presim që pragu i 1.5 gradëve Celsius të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt për shkak të ngrohjes së vazhduar të sistemit klimatik.”

1.5 gradë Celsius është objektivi klimatik sipas marrëveshjes së 2015-ës në Paris. Kjo shifër është matur gjatë një apo dy dekadash kështu që një vit që tejkalon pragun nuk tregon se qëllimi nuk është arritur, por se emergjenca klimaterike vijon të përforcohet. Gjatë dekadës së shkuar, çdo vit ka qenë një nga dhjetë më të nxehtët dhe rekordet shkojnë deri në vitin 1850.

Moti i thatë ka qenë i pranishëm në shumë vende të botës. Në maj të 2025-ës, pjesa më e madhe e Europës veriore dhe qendrore, si dhe rajonet jugore të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishin më të thata sesa mesatarja. Pjesa më e madhe e Europës veriperëndimore përjetoi nivelet më të ulëta të shirave dhe lagështirës së tokës që prej vitit 1979.

Maji që lamë pas ishte më i thatë sesa mesatarja në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Bririn e Afrikës dhe Azinë qendrore, në Australinë jugore, Afrikën jugore dhe Amerikës së Jugut.

Në maj u regjistruan edhe temperatura të larta në sipërfaqen ujore të Atlantikut verilindor që sipas Copernicus, është më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *