Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka patur një problem. Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera.

Rikthimi në Itali? Shumë zhurmë për asgjë. Ai është i përzemërt me klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime merkatoje me Milanin apo Interin. Duhet të presim”, kjo ishte deklarata e menaxherit të Romero Lukakut, Federico Pastorello.
Kjo deklaratë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit belg, i cili ka reaguar menjëherë në një psotim në “Instastory”.
“Kurrë nuk do të lë dikë të flasë për mua. E kam qepur gojën dhe jam fokusuar të ndihmoj ekipin në fund të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që, nëse dikush përpiqet të thotë diçka rreth meje dhe klubit, të mos e thotë në emrin tim”, shkruan Lukaku.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)