Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
FIFA ka bërë publike listën me 14 futbollistë kandidatë për çmimin e “Lojtarit më të mirë” për vitin 2022.
Institucioni botëror i futbollit ka hapur votimet të cilat mbyllen më 3 Shkurt.
Lionel Messi është një ndër favoritët, ndërsa udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të titullit kampion të botës.
Sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje në Kupën e Botës, e gjithashtu mori edhe çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.
Futbollistët do të vlerësohen në bazë të performancës së tyre në periudhën Gusht 2021-Dhjetor 2022.
Pjesë e listës është edhe ylli i Francës e PSG Kylian Mbappe, që në Katar 2022 fitoi “Këpucën e Artë” për më shumë gola të shënuar në event, me tetë të tillë.
Nga klubi parisien janë edhe Neymar dhe Achraf Hakimi.
Një emër surprizë është argjentinasi Julian Alvarez.
Premier League përfaqësohet nga dyshja e Sitit, Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne, bashkë me Mohamed Salah të Liverpool-it.
Nga Real Madridi janë tre futbollistë, fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe ylli kroat Luka Modric.
Lista plotësohet nga sulmuesi i Barçës Robert Lewandowski, që e fitoi sezonin e shkuar trofeun e më të mirit nga FIFA,si edhe ai i Bajern Mynihut, Sadio Mane.
Cristiano Ronaldo mungon në listë pas një paraqitjeje zhgënjyese në vitin 2022.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)