play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Ligji i ri për 13 orë punë në ditë, paralizohet Greqia

today01/10/2025

Background

Greqia është përfshirë nga grevat e përgjithshme.

Studentë dhe punonjës të sektorit publik dhe privat janë mbledhur kryesisht në Athinë dhe Pire kundër një projektligji të propozuar nga qeveria, që mes të tjerash parashikon 13 orë punë në ditë. Tubimet e protestës janë shtrirë në disa qytete

“Për fëmijët tanë, për nxënësit tanë, ne nuk duam një të ardhme ku të punohet kaq shumë në ditë dhe kjo të kthehet në normë. Për më tepër, nëse prindërit e tyre punojnë 13 orë në ditë, mund ta kuptoni ndikimin psikologjik dhe emocional që do të ketë fëmija, pasi nuk sheh prindërit. Aq më tepër kur prindërit janë të rraskapitur totalisht”, u shpreh Violeta Galanopoulou, Kryetare e Sindikatës së Mësuesve

Me pankartat “Skllavëria shkollore, skllavëria e jetës”, studentët kërkojnë që të ofrohet mundësi jetese edhe duke punuar shtatë orë.

“Më parë, mund të kishe një shtëpi dhe gjithçka tjetër. Tani, për rrethana të veçanta, na thuhet se është liri të punosh në ditë 13 orë për të fituar bukën e gojës. Duhet të kemi mundësi të bëjmë një jetë të mirë edhe duke punuar shtatë orë në ditë”, u shpreh Nova Gramenidi, student.

“Kërkesat e sektorit tonë përfshijnë masa higjienike dhe të sigurisë në vendin e punës. Disa ditë më parë patëm një incident tragjik dhe në të njëjtën ditë një aksident tjetër në vendin e punës, që lidhet drejtpërdrejt me kushtet e sigurisë. Një kërkesë tjetër është rikthimi i strukturës së plotë të ekuipazhit, të cilat në këto momente janë të reduktuara”, tha Apostolos Kypreos, Kreu i Sindikatës së Inxhinierëve Detarë.

Reforma e propozuar nga qeveria përfshin edhe një pagesë shtesë prej 40% për ata që rrinë me orare të zgjatura në punë. Kjo masë, sipas saj, është vullnetare dhe e projektuar për të ofruar mundësi punësimi më fleksibël. Nga ana tjetër, sindikatat argumentojnë se në të vërtetë është e detyrueshme dhe mund të dëmtojë të drejtat e punëtorëve, veçanërisht ata me pagë të ulët.

Sindikatat kërkojnë gjithashtu një shkurtim të kohës javore të punës në 37 orë gjithsej, sikurse është aplikuar në shumë vende të BE-së.

 

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *