Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/04/2025
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Parisit, udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, duket se i është rikthyer fushatës elektorale për zgjedhjet presiedenciale të 2027.
Le Pen deklaroi se Tubimi Kombëtar nuk do të lejojë që popullit francez t’i vidhen zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se “donte të mbronte popullin francez, i cili ka të drejtë të votojë për kë të dëshirojë”.
Ajo e krahasoi vendimin e saj me një “bombë bërthamore” që është hedhur mbi të nga “sistemi”, ku tha se “nëse ata përdorin një armë kaq të fuqishme kundër nesh, ndodh sepse ne jemi në prag të fitimi elektoral”.
Le Pen fajësoi gjykatat për “ndërhyrje” në proceset elektorale duke thënë se kjo minon Francën në mbrojtjen e demokracisë në nivel global.
Le Pen u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg. Ku dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik, po kështu për 5 vite i ndalohet të ushtrojë postet e larta publike, si dhe është gjobitur me 100 mijë Euro.
Le Pen akuzohet për shpërdorimin e 3 milionë Eurove, para të cilat ajo i përdori për të paguar stafin e partisë së saj, por që ishin të destinuara për ndihmësit e saj si eurodeputete nga viti 2004 deri ën 2016-ën.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)