play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

LAJMI I MIRË për studentët e Bujqësorit/ Së shepjti, diploma të unifikuara me Universitetin prestigjoz

today08/01/2024

Background
share close

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër investimet e reja në UBT, tha se falë këtij bashkëpunimi, janë financuar dhe zbatuar dy projektet madhore; Rindërtimi i Godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit dhe ai i Klinikës Veterinare.

Rikonstruksioni ka siguruar kushte të përshtatshme mësimore dhe laboratorike për 2.400 studentë dhe 140 pedagogë nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Klinikës Veterinare.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka një numër prej 6,377 studentësh, në 5 fakultetet e Mjekësisë Veterinare, Bujqësisë dhe Mjedisit, Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Bioteknlogjisë dhe Ushqimit dhe Falultetin e Shkencave Pyjore ku zhvillohen dhe 78 programe studimi.

Për të intensifikuar ndërkombëtarizimin, UBT ka programe të përbashkëta në bashkëpunim me universitete të huaja. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se, në këtë drejtim po punohet fort që diplomat të njihen dhe në vendet evropiane.

Fokusi ynë është që ta zhvillojmë edhe më tej bashkëpunimin me programe të përbashkëta me universitete prestigjioze në Evropë. Ne po konsolidojmë dhe ta formalizojmë marrëdhënien me Univesitetin Boku të Vienës. Me një plan 4-vjeçar ne duam që të unifikojmë të gjitha programet e Universitetit Bujqësor të Tiranës me atë të Vienës, në mënyrë që të kemi programet e përbashkëta, diploma të përbashkëta, për të arritur të njëjtin nivel dhe standard me Universitetin e Vjenës. Kështu do ta kemi Evropën në Shqipëri edhe nëpërmjet unifikimit të programeve, rritjen e cilësisë së stafit, rritjes së performacës së universitetit dhe për të garantuar që edhe diplomat tona të njihen në vendet europiane”- tha Manasturliu.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *