play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Lady Gaga dhe Joaquin Phoenix! Dyshja që mezi po presim te “Joker 2” në Tetor

today08/03/2024

Background
share close

Premiera e filmit “Joker 2” është planifikuar më 4 Tetor të këtij viti. Imazhet e reja të publikuara nga regjisori na bëjnë ta presim me padurim, tanimë që kastit i janë bashkuar edhe Brendan Gleeson, Catherine Keener, Jacob Lofland dhe Harry Lawtey.

Kujtojmë se filmi i parë i shumëpërfolur “Joker” në 2019-ën ka arkëtuar plot 1 miliardë dollarë, një rekord historik në kategorinë e filmave që është etiketuar shpesh edhe si i “papërshtatshëm”.

Ai ka rrëmbyer edhe 11 nominime “Oscar”. Joaquin Phoenix kishte fituar në atë kohë, “Statujën e Akademisë” për performancën e tij në film.

Margot Robbie duke folur për rolin e Harley Quinn tha: “Gjithmonë kam dashur që aktoret e tjera të marrin rolin e Harley-t, pasi ka kaq shumë personazhe ikonë meshkuj. Kjo është ajo që kam ëndërruar për të. Harley është kaq emocionuese, të çon në dimensione të ndryshme.” Aktualisht nuk kemi detaje mbi skenarin e filmit e dytë, megjithëse përshkruhet si një dramë me elemente muzikore si dhe pjesa më e madhe po xhirohet në Los Angeles.

Filmi fokusin e ka tek takimi i Joker me Harley Quinn në Nju Xhersi. Ekzistojnë skena të tjera që janë filmuar jashtë të njëjtës gjykatë ku Donald Trump u gjykua në NeW York City. E gjithë puna raportohet të përfundojë më 4 Prill.

Lady Gaga në vend të Robbie? Po, roli i Harley Quinn tashmë do i kalojë këngëtares me famë botërore.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *