Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kthimi në atdhe i talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit dhe angazhimi i tyre në projektet e inovacionit dhe të kërkimit është një nga synimet e qeverisë shqiptare.
Sipas Strategjisë së Specializimit Inteligjent i hedhur për konsultim publik kjo nxitje vjen duke ofruar stimuj financiarë për kompanitë në Shqipëri.
Shqipëria aspiron të krijojë ura lidhëse me diasporën për të shfrytëzuar njohuritë, përvojat dhe kapitalin financiar që ata mund të sjellin në zhvillimin e vendit. Për këtë pritet të krijohet një platformë e dedikuar online “Albrain”, ku çdokush mund të angazhohet në projekte afatshkurtra brenda Shqipërisë.
“Platforma Albrain është thelbësore në promovimin e konceptit të qarkullimit të trurit. Ky program krijon një kornizë për këta profesionistë që të kontribuojnë në sfidat vendore nëpërmjet seminareve, konsultimeve dhe përpjekjeve të tjera bashkëpunuese, duke shfrytëzuar përvojat e tyre globale për të nxitur zhvillimin lokal.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)