play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kroacia miraton ligjin, kush braktis kafshët shkon në burg

today03/04/2024

Background
share close

Në Kroaci kanëhyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, së bashku me ndryshimet pozitive të shumëpritura në mbrojtjen e kafshëve.

Braktisja e kafshës shtëpiake ose të egër denoncohet në polici ose në prokurorinë komunale të shtetit.

Ndëshkimi është deri në një vit burg, ose deri në dy vjet nëse braktisja ka shkaktuar ngordhjen e një kafshe ose janë braktisur një numër i madh i tyre.

Dënimet për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten me burgim deri në dy vjet ose deri në tre vjet nëse këto vepra penale kryhen me qëllim përfitimi.

Gjithashtu, keqpërdoruesit dhe vrasësit e kafshëve mund të dënohen me masë sigurie që ndalon mbajtjen dhe blerjen e kafshëve, për një periudhë, që fillon një deri në pesë vjet.

Të gjitha ndëshkimet e sipërpëmendura janë sugjerime që shoqata “Miqtë e Kafshëve” i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës gjatë punës për ndryshimet në Kodin Penal.

Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *