Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti i sapo-zgjedhur i Perusë, Jose Jeri, shpalli të martën një gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë në kryeqytetin Lima dhe në provincën fqinje Callao, në përpjekje për të luftuar rritjen alarmante të kriminalitetit.
Masa, e cila hyn në fuqi pas mesnatës dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave, parashikon dislokimin e forcave të armatosura përkrah policisë, për të ruajtur rendin publik. Detaje të mëtejshme nuk janë dhënë.
Ai u betua si president në fillim të këtij muaji, pas rrëzimit të ish-presidentes Dina Boluarte, dhe prezantoi kabinetin e ri javën e kaluar, duke e cilësuar sigurinë si përparësinë kryesore të qeverisë së tij.
Vendimi vjen pas protestave të javës së kaluar, ku një person humbi jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
Protestat u organizuan nga grupe të shoqërisë civile dhe të rinj të gjeneratës Z, të cilët kërkuan masa konkrete kundër kriminalitetit në rritje.
Kjo nuk është hera e parë që Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme për arsye sigurie. Ish-presidentja Boluarte mori një masë të ngjashme në muajin mars, por ekspertët e sigurisë theksojnë se përsëritja e këtyre masave nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e kriminalitetit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)