play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, hapin dyert për vizitorët

today21/04/2023

Background
share close

Kopshti holandez Keukenhof, i cili konsiderohet si një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, ka hapur dyert për vizitorët. Keukenhof tërheq çdo vit fotografë të shumtë dhe adhurues të tjerë të luleve me koncepte të ndryshme. Parku është emëruar sipas Kalasë Keukenhof. Shtëpia e pothuajse çdo lloj tulipani, kopshti Keukenhof mirëpret më shumë se një milion vizitorë në vit. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanëve, kopshti qëndron i hapur nga data 23 mars deri më 14 maj. Tulipani merr formën e saj më të mirë në mes të prillit.

Këtë vit, në Keukenhof 40 kopshtarë mbollën 7 milionë lule të më shumë se 1.600 llojeve, kryesisht tulipanë. Në park ka edhe një shteg ecjeje prej 15 kilometrash ndërsa në kopsht mbahen ekspozita të ndryshme. Sipas të dhënave të Keukenhof, 80% e vizitorëve janë turistë të huaj. Pas holandezëve, kopshti është më i vizituari nga gjermanët, britanikët, kinezët dhe amerikanët.

Keukenhof i kushton rëndësi të madhe kulturës, kështu që tulipanët e rritur në këtë kopsht janë emëruar sipas artistëve si Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Andre Kuipers, Bach, Beethoven, Einstein, Kant, Marx dhe Goethe kanë këndet e tyre në kopsht.

Çdo vit në Holandë mbillen mbi 4 miliardë tulipanë, ku gati gjysma e tyre eksportohen. Pranvera sapo ka nisur dhe është pikërisht në këtë periudhë, që miliona fusha dhe kopshte në mbarë botën ‘ngjyrosen’ falë luleve që lulëzojnë gradualisht deri në verë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *