play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Koncert madhështor në finalen e Botërorit

today15/07/2026

Background
share close

Finalja e Kupës së Botës nuk do të jetë e veçantë vetëm për atë që do të ndodhë në fushë. Organizatorët po shqyrtojnë një ndryshim të paprecedentë, duke zgjatur pushimin mes pjesëve për të zhvilluar një spektakël muzikor të ngjashëm me atë të Super Bowl-it amerikan.

Pushimi tradicional mes pjesëve mund të zgjatet në 20 deri në 25 minuta, për t’i lënë hapësirë një shfaqjeje madhështore. Plani parashikon rreth 10-11 minuta shtesë për performancat e yjeve të muzikës botërore, ku do të ngjiten në skenë Madonna, Shakira dhe Justin Bieber.

Një provë e këtij formati u pa vitin e kaluar në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku spektakli i pjesës së parë zgjati plot 24 minuta. Festimet nuk do të kufizohen vetëm te pushimi mes pjesëve.

Përpara nisjes së finales do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mbylljes së Kupës së Botës, ku artistja Laura Pausini do të jetë protagonistja kryesore me performancën e saj. Diçka është e sigurtë.

Finalja e këtij edicioni do të shënojë një tjetër risi në historinë e Kupës së Botës, duke kombinuar futbollin me një spektakël argëtues të frymëzuar nga eventi më i madh sportiv në Shtetet e Bashkuara, Super Bowl-i.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *