play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kombëtarja, ndryshime për San Marinon

today28/09/2026

Background
share close

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me San Marinon në ambientet e federatës.

Trajneri Rolando Maran e ka pasur grupin të plotë përveç mbrojtësit Cake që po punon për t’u rikuperuar. Italiani do të bëjë disa ndryshime në formacion nisur nga kalendari i ngjeshur, edhe në prag të transfertës me Finlandën, por do të konfirmojë një pjesë të rëndësishme të lojtarëve.

Shehu mund të rikthehet titullar në mesfushë përkrah Asllanit, ndërsa në sulm Mehmeti me Muçin mund të ndihmojnë Rei Manajn.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “San Marino” me një kapacitet afro 5000 vende dhe tifozët shqiptarë i kanë blerë të gjitha biletat që kanë në dispozicion, afro 300.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë më shumë tifozë edhe në tribunat e vendasve.

Shqipëria ka një bilanc pozitiv me 100% fitore ndaj San Marinos, ku ka koleksionuar 4 fitore në 4 ndeshje. Arbitri i sfidës do të jetë hungarezi Mihali Kaprali, i cili në të kaluarën ka gjykuar kuqezinjtë në sfidën miqësore 3-1 kundër Azerbajxhanit.

Ndeshja kundër San Marinos do të luhet këtë të martë në orën 20:45, ndërsa të shtunën Kombëtarja do të përballet me Finlandën në transfertë në orën 15:00.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *