play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Kirurgët amerikanë kryejnë transplantin e parë të plotë të syrit në botë

today10/11/2023

Background
share close

Në Universitetin e New Yorkut në SHBA është kryer transplanti i parë në botë i syrit të plotë tek një person që kishte humbur syrin e majtë gjatë një aksidenti në punë.

Sipas deklaratës së bërë në faqen e internetit të Universitetit të New Yorkut, më shumë se 140 punonjës të kujdesit shëndetësor morën pjesë në operacionin rreth 21-orësh në Qendrën Shëndetësore Langone, i cili u krye më 27 maj, por u njoftua dje në shtyp.

Në procedurën kirurgjikale të kryer te 46-vjeçari Aaron James, i cili u godit nga rryma 7.200 volt si pasojë e një aksidenti në punë, përveç transplantit të syrit, u injektuan për herë të parë qeliza staminale të rritura të marra nga palca e një dhuruesi për të forcuar rigjenerimin nervor të syrit.

Pas transplantit të të gjithë syrit dhe pjesës së majtë të fytyrës, James hyri në histori si pacienti i parë që mori një transplant të syrit të tërë.

Edhe pse për momentin nuk është e qartë nëse syri i transplantuar do të rifitojë shikimin, është përcaktuar se ka qarkullim gjaku në retinë.

Menaxheri i Programeve të Transplantit të Fytyrës, Eduardo D. Rodriguez, një nga ata që kreu operacionin, deklaroi se megjithëse mundësia që James të rifitojë shikimin është e ulët, transplanti ishte një sukses i konsiderueshëm edhe në aspektin estetik.

Samer Al-Homsi, një nga profesorët që kreu studimin, shpjegoi se kanë preferuar qelizat staminale “CD34 pozitive” për këtë procedurë për të zëvendësuar qelizat e dëmtuara.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *