Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kina ka njoftuar sot më datë 25 nëntor 2025 zbulimin e depozitës më të madhe të arit të regjistruar ndonjëherë në vend.
Depozita, e gjetur në provincën Liaoning, përmban rreth 1,444 tonë ar të pastër. Ky është zbulimi më i madh që nga themelimi i Republikës Popullore, në vitin 1949.
Megjithëse konsiderohen xehe me përqendrim të ulët, zbulimi përshkruhet si “super i madh”. Vlera totale e arit vlerësohet të jetë mbi 166 miliardë euro, raporton Protothema.
Projektin e kërkimeve e udhëhoqi kompania shtetërore Liaoning Geological and Mining Group. Pothuajse 1,000 teknikë dhe punëtorë u angazhuan në eksplorim.
Autoritetet nuk kanë bërë publike vendndodhjen e saktë të depozitës së arit. Kjo ka ngritur dyshime për arsye strategjike pas moszbulimit.
Zbulimi vjen në një periudhë kur çmimet globale të arit janë rritur ndjeshëm. Kina po shton kërkimet për depozita të reja, për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme dhe tregjeve botërore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)