Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/11/2025
Gazetari Artan Hoxha është shpallur në non grata nga autoritetet greke
Gazetari investigativ është cilësuar si i “padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, dhe ndalohet të hyjë në territorin grek.
Ditën e djeshme, gazetari Hoxha është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.
Ky nuk është rasti i parë që Greqia merr një masë të tillë për gazetarët, pasi shumë vite më parë shteti grek ka shpallur si person të padëshirueshëm gazetarin Marin Mema.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)