Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit live të programit “American Idol”, ku këngëtarja Katy Perry u rrëzua nga karrigia teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

37-vjeçarja kishte probleme me ecjen për shkak të kostumit të ngushtë, për këtë arsye ajo është ndihmuar nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe Ryan Seacrest.

Moderatori Ryan filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë. Pak çaste më pas kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër.

Pas këtij incidenti publiku shpërtheu me brohoritma mbështetëse për këngëtaren, e cila filloi të buzëqeshte teksa kolegët e ndihmonin të ngrihej.



Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)