Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë grave dhe vajzave të ekranit në intervistat e tyre mund t’u kërkohet të komentojnë balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale, por Lily Allen ka folur pa u përpjekur të zbukurojë situatat. Siç pranoi ajo, kur i duhej të zgjidhte se ku do t’i jepte prioritet, fëmijët apo karrierën e saj, ajo zgjodhi të parën, me argumentin se ” nuk mund t’i kesh të gjitha “.
Megjithatë, ajo nuk hezitoi të pranojë se fëmijët i shkatërruan karrierën.
“I dua dhe më kompletojnë, por kur vjen puna te fama, e shkatërruan atë. Me të vërtetë zemërohem kur thonë se mund t’i kesh të gjitha, sepse e vërteta është se nuk mundesh. Disa zgjedhin karrierën e tyre mbi fëmijët e tyre dhe kjo është e drejta e tyre, por prindërit e mi mungonin kur unë isha fëmijë. Ndjej sikur më lanë me disa plagë të këqija që nuk do të doja t’ua lija fëmijëve të mi .’
Babai i Lily Allen është aktori 70-vjeçar Keith Allen , i cili la nënën e saj 63- vjeçare , producenten e filmit Alison Owen , kur ajo ishte katër vjeç . Ajo ka dy vajza, Ethel Mary 12-vjeçare dhe Marnie Rose 10-vjeçare , me ish-bashkëshortin e saj, Sam Cooper. Tashmë ajo është e martuar me aktorin David Harbor./vizionplus.tv
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)