Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtarja, Katy Perry, ka tërhequr vëmendjen me një moment të pazakontë gjatë vizitës së saj në Romë. E gjendur përpara Fontana di Trevi dhe pa asnjë monedhë me vete, artistja përdori kartën e saj të kreditit për të shprehur një dëshirë.
Artistja 41-vjeçare ndau në TikTok të dielën, më 19 prill, momente nga vizita e saj në kryeqytetin italian.
Në video ajo shfaqet përpara shatërvanit, e veshur me një bluzë gri me kapuç, duke kënduar “më jepni dikush një monedhë”, në mënyrë që ta hedhë dhe të bëjë një dëshirë, sipas traditës.
Më pas ajo tha “Ju thashë që nuk jam e mirë me kusurin”, duke iu referuar një vargu nga kënga e saj në albumin Witness, ku thuhet “Nuk jam e mirë me ndryshimet, por kohët e fundit po hedh shumë monedha”.
Ajo shtoi se ndjeu nevojën të hidhte diçka në Fontana di Trevi “për fat të mirë”.
Siç shihet në video, ajo vendos për pak çaste kartën e saj të kreditit në ujë dhe më pas e nxjerr sërish.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)