Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë thotë se janë krijuar 400 vende pune dhe punimet po ecin me ritëm të lartë.Investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Kete projekt e inspektoi ministri i Brendshem Bledi Cuci i cili tha se do zbatohen 5 projekte të ndara në 4 paketa të rëndësishme, të cilat do të kene ndikim afatgjatë, si ne aspektin social por edhe ekonomik per zonen e Kucoves.
Klan News
Post comments (0)