Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Juventusi po përgatit një rinovim të rëndësishëm të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe në qendër të projektit janë dy sulmues qendrorë.
Situata me Dusan Vlahovic është bërë më e ftohtë. Edhe pse marrëdhënia mes palëve mbetet korrekte, ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Juventusi ka vendosur një tavan të ri pagash rreth 6 milionë euro. Kjo do të thotë se Vlahovic do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme nga paga aktuale, që arrin deri në 12 milionë euro me bonuse.
Bisedimet mes palëve janë aktualisht të bllokuara dhe pritet të rifillojnë në fund të sezonit. Klubi i ka ofruar një rinovim prej rreth 5 milionë eurosh në vit, plus bonuse, për një ose dy sezone.
Ndërkohë, Juventusi po vazhdon të kërkojë alternativa në merkato për të përforcuar repartin ofensiv. Emri i Kolo Muanit është sërish në listën e bardhezinjve.
Sulmuesi francez, aktualisht lojtar i Tottenhamit, shihet si një profil shumë i përshtatshëm për skemën e trajnerit Spalletti. Klubi i PSG, i cili është pronari i kartonit të tij, është i gatshëm ta largojë lojtarin dhe Juventusi po shqyrton edhe mundësinë e një shkëmbimi me lojtarë të tjerë për arsye financiare.
Gjithashtu, Juventus kishte vlerësuar edhe Robert Leëandoëskin, por konkurrenca nga klube të tjera dhe mungesa e një vendimi të shpejtë e kanë komplikuar këtë pistë.
Në çdo rast, vendimet finale priten të merren në fund të sezonit, kur drejtuesit bardhezi do të kenë një pamje më të qartë të projektit të ri.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)