play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Izraeli pranon të ndryshojë këngën garuese në Eurovision, pasi flet për luftën në Gaza

today04/03/2024

Background
share close

Eurovision i ka kërkuar Izraelit që të ndryshojë tekstin kontravers të këngës “October Rain” nga artistja Eden Golan. Kënga ka referenca të sulmit të Hamasit pranë Tel Avivit më 7 tetor 2023 dhe siç dihet, është fillesa e luftës së përgjakshme në Gaza.

Izraeli ka pranuar të ndryshojë tekstin, për të mbajtur neutralitetin politik, pasi rrezikonte skualifikimin nga gara që do të mbahet më 11 maj në Malmö, Suedi.

“October Rain” është një baladë, në të cilën ka vargje si: “Nuk ka më ajër që të marrim frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”, referuar pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe njerëzve të vrarë në festivalin e muzikës.

Sipas Kan, transmetuesit kombëtar të Izraelit, u është kërkuar tekstshkruesve të rishikojnë vargjet, duke ruajtur edhe lirinë e tyre artistike. Më pas, do të zgjidhet versioni që do të dërgohet në Eurovision. Kan e ka pranuar kërkesën e Eurovision-it, pasi edhe kryeministri i vendit, Isaac Herzog, pranoi që të bëhen ndryshime.

“Presidenti theksoi se në këtë moment, ku kërkohet të veçohet dhe të bojkotohet shteti izraelit në çdo fazë, Izraeli duhet të kumbojë me zërin e tij me krenari dhe kokën lart dhe ta ngrejë flamurin e tij në çdo forum botëror. Sidomos këtë vit”, u shpreh Kan në deklaratë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *