play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Italia dhe Turqia në kërkim të fitores

today28/09/2026

Background
share close

Dy sfida të rëndësishme evropiane zhvillohen sonte me katër skuadra që kërkojnë pikët pas debutimeve të tyre në këtë fazë.

Në Bursa, Turqia pret Italinë, në një përballje ku të dyja skuadrat kërkojnë reagimin pas humbjeve në ndeshjen e parë.

Në pankinë, sfida sjell edhe një përballje të veçantë mes Roberto Mancinit dhe Vincenzo Montellës, dikur shokë skuadre te Sampdoria, ndërsa tani përballen si trajnerë të dy kombëtareve.

Turqia ka fituar nëntë nga 13 ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi. Arda Güler është një nga emrat që pritet të bëjë diferencën për vendasit, të cilët do të luajnë pa portierin Uğurcan Çakır, të pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Francës.

Italia, ndërkohë, mund të mbështetet te historia, në 13 përballje me Turqinë, “Axurrët” nuk kanë humbur asnjëherë, me nëntë fitore dhe katër barazime.

Në sulm, vëmendja është te Moise Kean, që kërkon të rikthehet te goli.

Në Bruksel, Belgjika vjen me moral të lartë pas fitores 2-0 ndaj Italisë në “Olimpico”.

Mark van Bommel e nisi aventurën në pankinë me tre pikë dhe kërkon një tjetër rezultat pozitiv përballë Francës.

Belgët kanë një tjetër statistikë në favorin e tyre në shtëpi, nuk kanë humbur në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara në fushën e tyre.

Përballë është Franca e Zinédine Zidane, që debutoi me fitore, 1-0 ndaj Turqisë.

Sfida në Bruksel pritet të jetë një test i rëndësishëm për “Gjelat”, të cilët do të luajnë pa Kylian Mbappé, i cili u dëmtua pas golit vendimtar në ndeshjen e parë.

Franca ka fituar pesë përballjet e fundit me Belgjikën, ndërsa vendasit kërkojnë të thyejnë një seri negative në ndeshjet zyrtare, ku nuk kanë triumfuar ndaj Francës që prej vitit 1981.

Të dyja sfidat e mbrëmjes nisin në orën 20:45.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *