Çmimi Nobel për Paqe: Mes të nominuarve Donald Trump dhe Papa Françesku
Instituti Norvegjez Nobel njoftoi të mërkurën, 5 mars, listën e të nominuarve për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Sipas Institutit, lista arrin në 338 të nominuar, nga të cilët 244 janë individë dhe 94 janë organizata. Numri i nominimeve këtë vit është rritur ndjeshëm krahasuar me 286 të nominuar në vitin 2024. Megjithatë, ai mbetet më i ulët se rekordi prej 376 kandidatësh të nominuar në vitin 2016. […]