Liria e shtypit, Shqipëria përmirëson renditjen me 19 vende
Shqipëria ka përmirësuar me 19 vende renditjen në Indeksin Vjetor për lirinë e shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Nga vendi i 99-të që ishte një vit më parë, Shqipëria renditet i 80-i nga 180 vende të marra në shqyrtim. Raporti tregon një përmirësim të klimës së përgjithshme, por evidenton edhe problematika. Në rajon Kosova ka rënien më të madhe duke u renditur e 99-a, 24 vende më poshtë se […]