play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Fotografohen aurorat e Neptunit

today28/03/2025

Background
share close

Fotografohen për herë të parë në historinë astronomike aurorat në planetin Neptun. NASA bën të ditur se vrojtimet janë realizuar falë teleskopit hapësinor “James Webb” dhe ndryshe nga ato në Tokë, të cilat verifikohen në pole, aurorat në Neptun gjenden në lartësi mesatare, si pasojë e inklinimit të pazakontë të fushës magnetike të planetit.

Gjithashtu gjatë vëzhgimeve, rezulton se temperature në atmosferën e sipërme të Neptunit janë ulur me disa qindra gradë, në krahasim me ato që ishin gjatë vrojtimeve të sondës hapësinore Voyager 2.

Kjo ndoshta është një ndër arsyet përse deri më sot ishte e pamundur të fotografoheshin aurorat apo fenomene në këtë  planet.

Sipas grupit të astrofizikanëve nga disa universitete amerikane e britanike, studimi i aurorave të Neptunit do ndihmojë shkencën të kuptohet më shumë mbi ndërveprimin e erës deillore dhe fushave magnetike në planetët e sistemit tonë Diellor.

Neptuni është i teti ndër planetët për largësinë me Diellin dhe i katërti në sistem për nga madhësia. Etiketohet si gjigand i akullt, pasi brendësia e planetit është e mbushur me akuj dhe shkëmbinj, ndërsa atmosfera me hidrogjen, helium, ujë, amoniak, hidrokarbure dhe ndoshta edhe azot.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *