play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Çmimi Nobel për Paqe: Mes të nominuarve Donald Trump dhe Papa Françesku

today06/03/2025

Background
share close

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi të mërkurën, 5 mars, listën e të nominuarve për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Sipas Institutit, lista arrin në 338 të nominuar, nga të cilët 244 janë individë dhe 94 janë organizata.

Numri i nominimeve këtë vit është rritur ndjeshëm krahasuar me 286 të nominuar në vitin 2024. Megjithatë, ai mbetet më i ulët se rekordi prej 376 kandidatësh të nominuar në vitin 2016.

Sipas statutit, lista e plotë e kandidatëve nuk bëhet publike. Megjithatë, ata që nominojnë dikë për Çmimin Nobel për Paqe nuk janë të detyruar të mbajnë sekret identitetin e propozimit të tyre.

Disa nga të nominuarit

Çmimi Nobel për Paqe: Mes të nominuarve Donald Trump dhe Papa

Kongresmeni amerikan, Darrell Aisha, njoftoi se ka propozuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes, duke pretenduar se “askush nuk e meriton më shumë se ai”. Zyra e kongresmenit sqaroi se përpjekjet e Trumpit për paqe në Lindjen e Mesme bënë që Aisha të merrte këtë iniciativë. Po ashtu, Trump është propozuar edhe nga deputeti ukrainas, Oleksandr Mereshko, sipas mediave vendase.

Nga ana tjetër, pretendente flitet të jetë edhe Giselle Pélicot, e cila u bë një simbol për të drejtat e viktimave të përdhunimit gjatë gjyqit me ish-bashkëshortin e saj përdhunues, ngjarje e cila preku gjithë botën.

Çmimi Nobel për Paqe: Mes të nominuarve Donald Trump dhe Papa

Ndërkohë, deputetët e parlamentit norvegjez njoftuan se kanë propozuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Papa Françeskun.

Çmimi Nobel për Paqe: Mes të nominuarve Donald Trump dhe Papa

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Paqe iu dha organizatës japoneze Nihon Hidankyo, një lëvizje e të mbijetuarve të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e cila bën fushatë kundër përhapjes së armëve bërthamore, duke theksuar pse ato “nuk duhet të përdoren më kurrë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *