play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Infektime rekord në Evropë, OBSH paralajmëron: Pandemia nuk është afër fundit

today19/01/2022

Background
share close

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se pandemia nuk është afër fundit.

Në një konferencë për mediat ai ka folur kundër atyre që kanë thënë se varianti i ri dominues i Omicron është më i butë dhe ka eliminuar kërcënimin e paraqitur nga virusi.

Dr. Tedros u tha gazetarëve se varianti Omicron kishte arritur në 18 milionë infeksione të reja në ditë në të gjithë botën gjatë javës së kaluar.

Kjo deklaratë e fortë bëhet në një kohë kur disa vende në Evropë kanë regjistruar numra rekord, ku vetëm Franca raportoi për gjysmë milioni raste.

Po ashtu për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 100,000 infeksione të reja u regjistruan në Gjermani brenda 24 orëve.

Varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën dhe shifrat e të infektuarve vetëm rriten, por nuk ka një shtim domethënës të të shtruarve në spitaleve dhe as të vdekjeve./

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *