Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Irani do të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm. Kjo është deklarata e presidentit të FIFA-s, Xhiani Infantino në Kongresin e këtij organizmi, të mbajtur në Vankuver, duke i shuar shpresat Italisë, e cila mund të përfitonte nga largimi i Iranit.
“Më lejoni që të sqaroj menjëherë diçka. Sigurisht, Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Dhe sigurisht, Irani do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse futbolli duhet të bashkojë”.
Idenë për zëvendësimin e Iranit me Italinë e hodhi i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp, Paolo Zampoli, i cili ditët e fundit deklaroi se ekipi nga ku e ka origjinën, axurrët, me 50 perqind mundësi mund të jenë pjesë e Botërorit.
Që prej nisjes së konfliktit mes Iranit dhe SHBA-ve, Teherani ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në Botërorin e Futbollit, duke u cilësuar si një paralajmërim për bojkot.
Sakaq, Infantino bëri të ditur se ka pasur 500 milionë kërkesa për blerjen e biletave të Botërorit, duke e cilësuar si një rekord më vete, pasi vetëm në dy Kupat e Botës të fundit, së bashku kishin 50 milionë kërkesa.
Eventi më i rëndësishëm i futbollit është zgjeruar me 48 ekipe dhe do të luhet në tre shtete, në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Kompeticioni nis më 11 qershor dhe përfundon më 19 Korrik.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)