play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

I veçantë dhe kuptimplotë, zbulohet ku do të mbahet dasma e Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

today26/11/2025

Background

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur një vend historik për dasmën me Georgina Rodriguez.

40-vjeçari dhe modelja e dhanë lajmin e fejesës në gusht pas nëntë viteve lidhje

Sipas Jornal da Madeira, futbollisti ka zgjedhur Madeira, aty ku ka lindur, për dasmën që pritet të mbahet në verë, pas Kupës së Botës.

Ylli i Al-Nassr ka preferuar katedralen e Funchal për ceremoninë para banketit në një hotel luksoz. Kisha është objekti më i vjetër i fetar në vendlindjen e tij, e inaguruar në 1514.

Çatia është me dru të gdhendur kedri të Madeira-s dhe konsiderohet si vatra e besimit në rajon falë vendndodhjes që ka.

Për kapitenin e Portugalisë mbart një kuptim të veçantë sepse gjendet rreth 3 kilometra larg maternitetit ku ai erdhi në jetë. Njëkohësisht, nuk është larg klubit Nacional da Madeira ku ai kaloi dy vite para se të zhvendosej te Sporting Lisbon në moshën 12-vjeçare.

Ronaldo dhe Georgina u njohën në vitin 2016. Ata kanë dy vajza bashkë dhe tre fëmijë përmes të futbollistit që kanë ardhur në jetë përmes nënave zëvendësuese.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë tha se ishin fëmijët ata që e shtynë t’i propozonte 31-vjeçares.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *