play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

I kapur dorë për dore me Carla Bruni-n dhe mes duartrokitjeve, Nicolas Sarkozy i drejtohet burgut La Sante!

today21/10/2025

Background

I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia e tij mëngjesin e sotë për t’iu drejtuar burgut, nën brohoritjet e turmës që e priste jashtë.

Carla Bruni Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për në burgun La Santé.

Pak para tij, tre djemtë e Sarkozy, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.

Pasditen e djeshme, Nicolas Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka planifikuar ta vizitojë në burg.

“Do të qëndroj me kokën lart”, ka deklaruar ish-presidenti kur mësoi për dënimin e tij, ndërsa vazhdon të deklarohet i pafajshëm në skandalin e konspiracionit kriminal për  financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Muammar Gaddafi, për të cilin u dënua me pesë vjet burg.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *