play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

I anulohet viza për herë të dytë, Novak Djokovic i jep “lamtumirën” Australia Open

today14/01/2022

Background
share close

Ylli i tenisit Novak Djokovic nuk mund të mbrojë titullin në Australia Open, pas të gjitha përpjekjeve të tij për të performuar i pavaksinuar.

Më herët, Novak Djokovic fitoi apelin, mori një vizë për të qëndruar në Australi dhe për të luajtur Grand Slam.

Mirëpo, Ministri i Emigracionit Alex Hawke përdori kompetencat e tij diskrecionale për të anuluar vizën e Djokoviçit të premten, katër ditë pasi qeveria federale ishte tërhequr për ta dërguar atë në shtëpi.

Sipas arsyetimit të Ministrit të Emigracionit, personi  në fjalë përbën “një rrezik për shëndetin, sigurinë ose rendin publik të komunitetit australian”.

Deklarata e Hawke:

“Sot ushtrova fuqinë time sipas nenit 133C(3) të Aktit të Migracionit për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic. Në marrjen e këtij vendimi, kam shqyrtuar me kujdes informacionin e dhënë nga Departamenti i Punëve të Brendshme, Policia Kufitare Australiane dhe Z. Djokovic. Qeveria është e vendosur fort për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë Covid-19.”

Kështu, tenisti serb nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet: ai do të ndalohet zyrtarisht si një “person i padëshiruar”, një status që do ta shkëpusë atë edhe nga edicionet e ardhshme të Slam.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *