play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

“House of the Dragon”, më në fund ka një datë publikimi

today23/06/2022

Background
share close

Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, vijnë lajme tepër të mira pasi kemi një datë publikimi për serialin tjetër “House of the Dragon”. Seriali do të shfaqet premierë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Do të ketë 10 episode në sezonin e parë, me shumë gjasa që do të zgjasin rreth 60 minuta secili.

Megjithëse disa prej nesh mund të ndihen ende të pakënaqur nga mënyra se si përfundoi “Game of Thrones”, HBO ka plane të risjellë lavdinë e serialit i cili they cdo rekord në momentin e publikimit.

Seriali “Game of Thrones” u bë hiti më i madh i HBO-së ndonjëherë dhe drama më shumë fituese e çmimeve “Emmy” e të gjitha kohërave. “House of the Dragon” do tregojë konfliktin legjendar brenda Shtëpisë Targaryen dhe ngjarjet zhvillohen 200 vjet përpara ngjarjeve të serisë origjinale.

“House of the Dragon” bazohet në librin “Fire and Blood” nga shkrimtari George R. R. Martin, i cili tregon pushtimin e Shtatë Mbretërive nga dinastia Targaryen. Seriali është një iniciativë e madhe për HBO, e cila shpreson të përsërisë suksesin e “Game of Thrones”. Fansat gjithashtu kanë pritshmëri të madhe dhe shpresojnë të paktën të heqin shijen e hidhur nga sezoni përfundimtar i “Game of Thrones”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sport

Notarja amerikane humb ndjenjat në pishinë

Frikë e madhe në Kampionatin Botëror të notit në Budapest të Hungarisë. Notares nga Shtetet e Bashkuara, Anita Alvarez, i ka rënë të fikët në pishinë teksa po kryente stërvitjet për të garuar Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh drejt e në ujë për ta nxjerrë jashtë. “Më duhej të hidhja veten në ujë sepse shpëtimtarët nuk e bënë këtë. U frikësova sepse pashë që nuk merrte frymë, por […]

today23/06/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%