Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Harry Styles dhe Wet Leg kryesojnë nominimet të çmimeve vjetore të Brit Awards këtë vit, me nga katër secili, duke përfshirë edhe nominimet për çmimin e lakmuar atë të albumit më të mirë. Kur bëhet fjalë për artistin ndërkombëtar të vitit, yjet botërore Beyoncé, Burna Boy, Kendrick Lamar, Bebe Rexha, Lizzo dhe Taylor Swift konkurrojnë për të marr këtë çmim.
Blackpink nominohen për herë të parë në kategorinë Grupi më i Mirë Ndërkombëtar. Në këtë kategori, Blackpink përballet me Drake & 21 Savage, First Aid Kit, Fontaines DC dhe Gabriels.
Harry Styles shihet nga mediat e huaja si fituesi i çmimit të artistit të vitit, duke qenë se kënga As It Was rezultoi më e dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Fituesit për secilën kategori do të shpallen më 11 shkurt 2023 në Londër ku do të ketë edhe performancat e para nga artistët si Sam Smith, Kim Petras dhe Wet Leg.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)