Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të martë ka bërë me dije se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me Covid, Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.
Përmes n jë njoftimi ministria bën me dije se të gjithë shqiptarët që do të duhet të udhëtojnë në drejtim të Greqisë këtë periudhë pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 duhet të kenë një test negativ PCR kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
Përveç testit PCR për hyrjen në vendin fqinj shqiptarët mund të përdorin edhe tëst të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
OSE
➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉 https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.
ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e ministrisë
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)