play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjykata e Lartë kalon në seancë gjyqësore “21 Janarin”

today27/02/2024

Background
share close

Gjykata e Lartë vendosi ta shqyrtojë në seancë gjyqësore çështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011.

Vendimi u dha këtë të martë në dhomë këshillimi, pas rekursit të familjes Nika dhe konkretisht të bashkëshortes së Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila gjatë vitit 2023 ka kundërshtuar në disa gjykata vendimin e prokurorëve të posaçëm që ia lanë çështjen për hetim prokurorisë së Tiranës.

Ky vendim i gjyqtarëve të lartë do të thotë që do të thirren palët dhe në një seancë që pritet të ketë përballë secilin pas dy javësh, raporton gazetarja Anila Hoxha. Por të afërmit e Aleks Nikës, për vrasjen e të cilit  prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e prokurorisë së kryeqytetit,  thanë se SPAK, duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi.

Ky qëndrim i familjes Nika, por edhe të afërmeve të tre të vrarëve të tjerë në bulevard, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, nuk u pranua nga SPAK me konkluzionin se çështja po hetohej sakaq në Prokurorinë e Tiranës. Në nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën, duke gjetur si shkelje mos hetimin dhe mos zbardhjen e vrasjes së tij. Prej vitesh, prokuroria e Tiranës e ka hapur e pezulluar disa herë hetimin për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Hekuran Dedës dhe të Aleks Nikës, por rezultatet kanë qenë vetëm në kuadrin e akuzave nga ana e qeverisë ndaj prokurorëve të kryeqytetit. Dhe nga ana tjetër, qëndrim prapësues nga organi i akuzës së Tiranës që insistoi së fundmi se po kryen hetime.

Megjithatë, veç dënimit të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, fakt është që drejtësia në Shqipëri për më shumë se një dekadë ka dështuar të gjejë se kush i vrau Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Se kush do ta hetojë 21 Janarin, SPAK apo Prokuroria e Tiranës, kjo do të kuptohet pasi gjykata të dëgjojë palët në seancë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *