Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Berat Gjimshiti ka mbyllur një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zyrtarizuar largimin nga Atalanta, pas më shumë se një dekade të lidhur me klubin italian, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite me Al-Diriyah.
Gjatë aventurës së tij me Atalantën, shqiptari u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të skuadrës.
Ai regjistroi 334 paraqitje, duke u renditur ndër lojtarët me më shumë ndeshje në historinë e klubit.
Pas viteve të suksesshme në Itali, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tashmë është gati për sfidën e radhës në Arabinë Saudite, duke lënë pas një periudhë që do të mbetet ndër më të rëndësishmet në karrierën e tij.
Në Arabinë Saudite firmosi në formulën e huazimit edhe futbollisti tjetër, Nedim Bajrami për ekipin e Al-Taawoun.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)