Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
“LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.
Ndërkohë lajm i mirë vjen edhe për Kosovë. Ambasada e Kosovës në Berlin ka njoftuar po ashtu se Bundestag miratoi marrëveshjen e njohjes së patentave të shoferëve të Republikës së Kosovës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)