play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Giro d’Italia në Shqipëri më 9-11 Maj, Rama: Vendi ynë në hartën e emocioneve globale

today28/04/2025

Background
share close

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë se në datat 9, 10 dhe 11 Maj, në Durrës, Tiranë dhe Vlorë, do të zhvillohet gara sportive italiane Giro d’Italia.

Rama shkruan se do të jenë 180 çiklistë profesionistë e kampionë nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në rrugët e Shqipërisë, për të vendosur siç shkruan ai, vendon tonë në hartën e sportit dhe të emocioneve globale.

Përveçse garës së fortë mes çiklistëve, Giro d’Italia është një mundësi e artë për promovimin e bukurive dhe traditave të Shqipërisë, për atraksionin e turizmit në vendin tonë përtej kufijve.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI
Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë
180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale, por edhe duke e promovuar si s’ka më bukur si një destinacion fantastik turistik

Ky është edicioni i 108-të i Giro d’Italia, ku do të marrin pjesë 23 skuadra. Nisja e madhe do të jetë më 9 Maj nga qyteti i Durrësit, e gara do të përfundojë më 1 Qershor. Gara sakaq do të transmetohet nga 200 televizone anembanë botës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *