play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Franca: Italia, konkurrencë të pandershme tatimore

today01/09/2025

Background
share close

Kryeministri francez François Bayrou shkaktoi polemika me qeverinë italiane, pasi në një intervistë për disa televizione të Francës, kritikoi Italinë për praktika të pandershme në ekonomi, duke u bërë strehë e të pasurve të pakënaqur nga taksa progresive.

“Për fat të keq, njerëzit po largohen sepse tani ka një lloj nomadizmi tatimor, që do të thotë se taksapaguesit do të vendosen aty ku u leverdis. Italia sot po bën një konkurrencë të pandershme tatimore.”

Në një deklaratë për shtyp thuhet se Italia nuk zbaton nxitës të pajustifikuar tatimorë për të tërhequr kompani apo individë nga vendet e tjera të BE-së, por është ekonomia e qëndrueshme dhe e besueshme e vendit që është tërheqëse për ta.

Kreu i qeverisë franceze duket se u fut në këtë telash, i ndodhur përballë presionit për të mbajtur gjallë qeverinë e tij të minorancës, që rrezikon të bjerë në mocionin e votëbesimit të 8 shtatorit. Kundër qeverisë së tij pritet të votojnë nacionalistët e Tubimit Kombëtar, por edhe socialistët, të cilëve Bayrou refuzoi t’ua përmbushë kërkesën për të rritur taksat ndaj të pasurve, në vend të reduktimit të ndihmës sociale, në planin e shkurtimeve radikale të shpenzimeve për buxhetin e 2026-ës.

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, duke iu referuar rrezikut të rënies së qeverisë franceze, tha se rrëzimi i çdo kabineti brenda Eurozonës cenon stabilitetin ekonomik të gjithë hapësirës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *