Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Agjencia zyrtare e turizmit në Finlandë, Visit Finland, ka hapur një mundësi të veçantë për 16 beqarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të përzgjidhen për të përjetuar një udhëtim me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Përveç zbulimit të bukurive të vendit nordik, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë njohje të reja dhe, pse jo, të gjejnë dashurinë.
Udhëtimi do të zhvillohet në periudhën 9-19 shkurt, në dy grupe me nga tetë persona. Destinacioni do të jetë ose Helsinki, kryeqyteti finlandez, ose Tampere, qyteti i njohur si kryeqyteti botëror i saunave. Pjesëmarrësit nuk do ta mësojnë destinacionin e tyre deri në konfirmimin e përzgjedhjes.
Programi përfshin aktivitete në natyrë, vizita turistike, përvoja gastronomike dhe eksplorimin e kulturës vendase. Momenti kulmor do të jetë një darkë romantike, ku tetë beqarëve ndërkombëtarë të secilit grup do t’u bashkohen edhe dy beqarë finlandezë.
Kështu, në total, katër beqarë vendas do të kenë mundësinë të njihen me vizitorët ndërkombëtarë.
Ata që do të përzgjedhen për Helsinkin do të zbulojnë qytetin bregdetar, arkitekturën karakteristike dhe kulturën e tij të kafeneve. Darka përfundimtare do të përgatitet nën drejtimin e shefes së kuzhinës Adele Kinnunen, nga Café Savoy, e njohur edhe për pjesëmarrjen në MasterChef Professionals.
Ndërsa grupi që do të udhëtojë drejt Tamperes do të ketë mundësinë të përjetojë traditën finlandeze të saunave, duke përfshirë edhe notin në ujërat e akullta. Darka romantike do të krijohet nga shefi Henry Tikkanen, i restorantit Gösta, i cili ka përfaqësuar Finlandën në konkursin ndërkombëtar të gastronomisë Bocuse d’Or.
Nisma e Visit Finland vjen pas një trendi që u përhap në vend gjatë këtij viti. Në korrik, rrjeti i supermarketeve Prisma prezantoi shporta rozë, të quajtura “Sinkkukori”, që në finlandisht do të thotë “shporta e beqarëve”.
Ideja ishte e thjeshtë: t’u jepte mundësi personave beqarë të njiheshin gjatë blerjeve, pa pasur nevojë të hamendësonin nëse personi që u kishte tërhequr vëmendjen ishte në një lidhje.
Një trend i ngjashëm ishte bërë viral edhe në Spanjë, ku beqarët përdornin ananasin e vendosur përmbys në karrocën e supermarketit si sinjal se ishin të hapur për njohje romantike.
Sipas Heli Jimenez, drejtoreshë e lartë e marketingut ndërkombëtar në Business Finland, synimi është që vizitorët të dashurohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me ushqimin, kulturën dhe vetë Finlandën.
Për të qenë pjesë e kësaj aventure, kandidatët duhet të regjistrojnë një video duke iu përgjigjur pyetjes: “Çfarë do të shërbenit gjatë një darke romantike dhe pse?”
Videoja duhet të publikohet në Instagram, TikTok ose YouTube, duke përdorur hashtagun #FinnishDinnerDate dhe duke etiketuar Visit Finland.
Pas publikimit, aplikantët duhet të plotësojnë formularin në faqen zyrtare FinnishDinnerDate.com , duke bashkëngjitur edhe lidhjen e videos.
Duket se këtë shkurt, për të gjetur dashurinë, nuk do t’ju duhet të rrëshqisni majtas apo djathtas në telefon, por thjesht të bëni gati valixhen për Finlandë!
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)