play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Finalja e Conference League në Tiranë

today06/05/2022

Background
share close

Më 25 Maj do të luhet në Tiranë finalja e UEFA Europa Conference League. “Air Albania” do të jetë stadiumi që do të presë finalen e parë të këtij kompeticioni.

Pikërisht për këtë ngjarje të rëndësishme të sportit ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili thotë në një postim në Facebook se askush nuk e mendonte që Shqipëria do të priste një finale pasi disa vite më parë Kombëtarja emigronte jashtë për ndeshjet e shtëpisë sepse nuk kishte kushte në stadium.

Ndërsa sot thotë që nuk është vetëm stadiumi, por imazhi i Shqipërisë, që nga niveli i sigurisë, shërbimit, suhqimit dhe “nami ndërkombëtar i Tiranës” që janë më mirë se disa vite më parë.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?! Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh”, shkruan Rama.

Më tej ai citon disa fjalë nga një i dërguar i UEFA-s.

“Siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija””, përfundon Rama.

Më 25 Maj, në Air Albania do të luajnë Roma dhe Feynoord.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%