play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Festa e Pashkëve/ Britanikët paralajmërohen për vonesa dhe trafik të rënduar

today28/03/2024

Background
share close
Britanikët janë paralajmëruar se do të përballen me vonesa dhe trafik të madh gjatë periudhës se Pashkëve ku miliona njerëz priten të udhëtojnë përmes autostradave.
Aeroportet gjithashtu do të përgatiten për një numër rekord pasagjerësh.
RAC paralajmëroi se udhëtimet në rrugët e njohura mund të zgjasin dy herë më shumë se zakonisht, pasi fundjava e Pashkëve do te çoj në një pushim dy-javor për shumë shkolla.
Trenat janë vendosur gjithashtu të ndalen pasi Network Rail kryen punime inxhinierike në linjën kryesore të Bregut Perëndimor – që shtrihet nga kryeqyteti në Skoci – midis Euston Londrës dhe Milton Keynes.
Të paktën tre aeroporte kryesore kanë thënë se ditët e ardhshme do të jete fundjava e tyre më e ngarkuar ndonjëherë për Pashkët.
Eksperti i udhëtimeve Simon Calder tha se Bristol, Newcastle dhe Edinburgh parashikojnë të gjithë një numër rekord pasagjerësh nga e Premtja e Mirë deri të hënën e Pashkëve, me rrugët për në Gjenevë që supozohen të jenë jashtëzakonisht të ngarkuara. Rreth dy milionë britanikë pritet të fluturojnë larg gjatë fundjavës së festave.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%